Secondary Adv

Kufij te rinj monetare per tenderet, APP: Ne fuqi nga 3 qershori, detajet

Nga data 3 qershor procedurat tenderuese do të kryhen sipas kufijve të rinj monetarë, të miratuar nga qeveria.

 

Agjencia e Prokurimit Publik ka shpjeguar ndryshimet ligjore për autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, duke specifikuar se të gjitha procedurat e nisura përpara 3 qershorit do të kryhen sipas kufijve monetarë që ishin në fuqi në momentin e nxjerrjes së urdhrit të prokurimit.

 

Kufijtë e ulët dhe të lartë monetarë sipas sektorëve u miratuan pak ditë më parë.

 

Sipas vendimit, për sektorin klasik dhe kontratat sektoriale, kufiri i lartë monetar për tenderët e punëve publike do të jetë mbi 603 mln lekë, ndërsa për mallra, shërbime e konkurse projektimi në rastin e sektorit klasik, 16 mln lekë, ndërsa për kontrata sektoriale 49 mln lekë.

 

Sa i takon kufijve monetarë për shërbimet sociale dhe shërbimet e tjera specifike, për sektorin klasik kufiri do të jetë 82 mln lekë, ndërsa në kontratat sektoriale, 109 mln lekë.

 

Vendimi i qeverisë përcakton edhe kufijtë monetarë për prokurimet me vlerë të vogël, që do të jetë nga 100 mijë – 1 mln lekë.

 

Ndërkaq, vendimi i qeverisë theksonte se asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetar, një praktikë që zakonisht përdoret për të shmangur garat ndërkombëtare./Burimi: Scan


Më të lexuarat